VIDEO/ Nuk ka mrekulli tjetër me Portugalinë, Azerbajxhani i De Biazit shkërmoqet edhe pa Ronaldon





Portugalia ka mposhtur 0-3 Azerbajxhanin në kuadër të sfidave eliminatore të Botërorit ‘’Katar 2022’’.

portugalia

Ishte një ndeshje pa shumë histori ku luzitanët gjetën avantazhit e dyfishtë që në pjesën e parë me anë të Bernardo Silvës dhe Andre Silvës.

Edhe pjesa e dytë foli për Portugalinë, teksa rezultatin e vulosi sulmuesi i Liverpulit Diogo Zhota në minutën e 75-të të takimit.

Portugezët shkëlqejnë dhe pa Ronaldon dhe marrin kreun e Grupit A ku kanë grumbulluar 13 pikë pas 5 ndeshjesh.

Ndërkohë Azerbajxhani i De Biasit renditet në vendin e fundit në grup duke grumbulluar vetëm 1 pikë në 5 takime.

Nuk ka mrekulli kështu për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, i cili në vitin 2014 shtangte Portugalinë duke fituar 0-1 në shtëpinë e tyre.

renditja

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *