VIDEO/ Nuk ndalet Ronaldo, shënon dhe golin e dytë për Mançesterin





Kristiano Ronaldo ka bërë atë që di të bëjë më mirë. Portugezi ka debutuar me gol që në paraqitjen e parë me fanellën  e Mançester Junajtid në sfidën kundër Njukastëllit.

ROI

Ylli portugez shënoi në përfundim të pjesë së parë, aty ku skuadrat u mendua se do t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes. CR7 përfitoi nga një gabim i portierit, dhe me nuhatjen e një sulmuesi rrace, mposhti portierin që nuk kishte asnjë shans.

Në pjesën e dytë, Ronaldo u bë sërish protagonist duke realizuar golin e dytë në minutën e 62-të të takimit.

Një start mjaft i mirë për 36-vjeçarin që rikthehet dhe një herë në Old Traford aty ku nisi karriera e tij legjendare.

LIVE| Mançester Junajtid-Njukastëll 2-1

Ronaldo 45+2′, 62’/ Mankuijo 56′ 

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *