VIDEO/ Nunjez lë në “baltë” Liverpulin, skuadra e Klopit zhgënjen sërish në kampionat


















Tjetër hap fals i Liverpulit në Premier Ligë. Të kuqtë e Jyrgen Klop, regjistruan një tjetër barazim pas atij ndaj Fulham, kësaj here në shtëpi me Kristal Palas. Një start zhgënjyes, duke pasur parasysh objektivat madhore të Liverpulit këtë sezon.

kartoni i kuq

Zaha kaloi në avantazh miqtë në minutën e 32-të, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të Kristal Palas. Si të mos mjaftonte disavantazhi, në minutën e 57-të, sulmuesi i afruar me shumë bujë në merkato, Darvin Nunjez, la në baltë skuadrën e Klopit, teksa u tradhtua nga nervat, duke goditur më kokë kundërshtarin.

Në këtë moment uruguaiani u ndëshkua me karton të kuq. Pavarësisht se me 10 lojtarë në fushë, Liverpuli arriti të reagonte, teksa në minutën e 61-të, Luis Diaz, realizoi një supergol. Vetëm kaq, pasi të kuqtë nuk arritën të shënonin golin e fitores, duke u mjaftuar me 1 pikë.

Dy pikë në 2 javët e para janë shumë pak për një skuadër si Liverpuli. Vlen të theksohet se java e ardhshme do të kulmojë me derbin Mançester Junajtid – Liverpul. Të dyja skuadrat vijnë në këtë duel pas një krize rezultatesh në start.

FT: LIVERPUL – KRISTAL PALAS 1-1

Luis Diaz 61′ / Zaha 32′ 

GOLI I LUIZ DIAZ: 

KARTONI I KUQ I NUNJEZ: 

GOLI I ZAHA:

FORMACIONET ZYRTARE:

nUNJEZ

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.