Në orën 13:00 ka filluar Ceremonia Hapëse e Lojërave Olimpike “TOKIO 2020”, ku bën pjesë dhe Shqipëria.
Ekipi Olimpik shqiptar ka parakaluar në pistën e Lojërave Olimpike ku në krye ishin Luiza Gega dhe Briken Calja të cilët po mbanin flamurin dykrenarë.
Shqipëria do të marrë pjesë me 9 sportistë në 6 sporte. Shqipëria që në vitin 1988 e deri më tani është pjesëmarrëse e rregullt e Lojërave Olimpike.
Olimpiada ngriti siparin sot dhe do të përfundojë në datën 8 gusht, ku do të presë 339 evente me 204 shtete pjesëmarrëse në 33 sporte dhe 50 disiplina të ndryshme.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al