
Autoritetet ukrainase kanë publikuar një tjetër video, teksa shihet se si sulmohet një tank rus.
Pamjet tregojnë se si tanku rus është goditur nga brigada e veçante ajrore e Ukrainës, e quajtur Sicheslav.
E publikuar krahas muzikës së zhurmshme, tanku shihet teksa përfshihet nga zjarri pas sulmit nga ajri.
Theksojmë se Ukraina ka bërë të ditur se ka vrarë deri më tani mbi 13 mijë ushtarë, ka shkatërruar më shumë se 400 tanke dhe dhjetëra aeroplanë e helikopterë.
25-та Окрема повітрянодесантна Січеславська бригада
“Game over”, російські загарбники!
Десантники продовжують влучними пострілами множити на нуль мокшанське військо!
ПЕРЕМОЖЕМО!
СЛАВА УКРАЇНІ!🇺🇦🇺🇦🇺🇦 pic.twitter.com/k70fstL6yF— 🇺🇦Armed Forces (@ArmedForcesUkr) March 15, 2022
Ndryshe, të dhënat vijnë në ditën e 20-të, kur ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al