VIDEO/ Pamjet e fundit kur avioni bombardues rus përplaset me pallatin, ja momenti kur civilët gjejnë pilotin që i shpëtoi tragjedisë

video pamjet e fundit kur avioni bombardues rus perplaset me pallatin ja momenti kur civilet gjejne pilotin qe i shpetoi tragjedise
video pamjet e fundit kur avioni bombardues rus perplaset me pallatin ja momenti kur civilet gjejne pilotin qe i shpetoi tragjedise

Në një video që po bën xhiron e rrjetit janë regjistruar momentet e fundit të avionit bombarduesit rus Su-34 që u rrëzua mbrëmjen e së hënës para një pallati në qytetin Yeysk, në jug të Rusisë.

Avioni u ngrit nga qyteti Yeisk, pranë kufirit me Ukrainën, të hënën mbrëma dhe u rrëzua pak çaste më vonë, duke derdhur karburant në ndërtesën e lartë dhe duke shkaktuar një zjarr të madh. Gjithsej 15 persona humbën jetën si pasojë e përplasjes.

Të dy pilotët arritën të shpëtonin nga Su-34 përpara se të rrëzohej në tokë, duke kuptuar se një përplasje ishte e pashmangshme. Videoja e publikuar nga Daily Mail tregon momentin kur qytetarët i afrohen njërit prej dy pilotëve në tokë. “A ju qëlluan?” pyet njëri prej tyre, vetëm për të marrë një përgjigje negative nga piloti.
Ushtria ruse tha se motori i avionit mori flakë gjatë ngritjes për një fluturim stërvitor.

Të tjerë, megjithatë, pretendojnë se Su-34 kishte për qëllim të sulmonte Ukrainën, gjë që do të shpjegonte municionet që ajo mbante që shpërthyen gjatë rrëzimit. Qyteti ku ndodhi tragjedia ka dalje në detin Azov dhe i përket rajonit të Krasnodarit, ndërsa ndodhet pranë kufirit me Ukrainën dhe përballë Mariupolit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts