Video | Pamjet prekëse nga lufta, qeni pret pronarët nën rrënoja

22:40 30/09/2022

Një video prekëse nga fronti i luftës në Ukrainë është duke bërë xhiron e rrjetit. Një qen duket se qëndron në pritje të pronarëve të tij, ndërkohë që dyshohet se ata kanë mbetur të vdekur.

Kafsha qëndron tek mbetjet e shtëpisë, e cila u bombardua nga ushtarët rusë. Mendohet se pronarët e qenit nuk i kanë shpëtuar dot pasojave të bombave.

Në video duket qeni që qëndron i frikësuar dhe me një fytyrë shumë të trishtuar mbi rrënoja në Dnipro.

“Ai qëndron ulur, shumë i trishtuar, në cep të kraterit 20 metra, në një vend që dikur ishte shtëpia e tij”, tha Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës e cila postoi pamjet./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *