VIDEO / Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, shihni veprimin e vijërojtësit spanjoll te goli i Mesit





Goli i parë i Lionel Mesit me fanellën e PSG-së nuk mund të vinte në moment më të mirë. Skuadra franceze luante kundër finalistëve të Ligës së Kampioneve, Mançester Sitit, ndërsa ai gol shërbeu për të mbyllur praktikisht ndeshjen.

gjyqtari

Ky ishte padyshim një gol i bukur, në një aksion nga ato “të zakonshmit” të sulmuesit. Një aksioni i cili me sa duket nuk ka mahnitur vetëm tifozët. Ajo që tërhoqi vëmendjen gjatë këtij aksioni ishte sjellja e vijërojtësit spanjoll Pau Cebrian Devis, pjesë e gjyqtarëve në këtë duel. Në momentin që “Pleshti” kapi topin, asistenti shihet se është aq i fokusuar te lëvizjet e tij sa… humb vijën.

Ai hyn dukshëm në fushën e lojës derisa Mesi dërgon topin në rrjetë me gjuajtjen e tij, duke u kthyer më pas mbrapa në pozicionin që i përket. Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, me tifozët që nuk kanë ngurruar të thumbojnë gjyqtarin e mahnitur nga veprimet e argjentinasit, të cilin tashmë nuk do të ketë më fatin ta shohë në La Liga.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *