VIDEO/ Paraqitje dinjitoze në Bruksel, Laçi mundet minimalisht nga Anderlehti. Lushkja gjen rrugën e rrjetës










Laçi e ka mbyllur me dinjitet aventurën Europiane. Kurbinasit e Shpëtim Duros, u mposhtën me rezultatin 2-1 nga Anderlehti, në sfidën e kthimit të zhvilluar në Bruksel dhe të vlefshëm për raundin e tretë të Ligës së Konferencës. Golin e nderit për bardhezinjtë e realizoi Regi Lushkja.

Laci-Anderleht 2-1

Vlen të theksohet fakti, së në përballjen e parë, të zhvilluar në “Elbasan Arena”, belgët triumfuan me rezultatin 0-3, ndërkohë që takimi i sotëm ishte thjesht një formalitet për të besuarit e Kompani.

FT: ANDERLEHT-LAÇI 2-1

Amuzu 32′ , Versharen 71′  / Lushkja 84′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

84’ GOOOOL LAÇI 2-1/ Aksion fantastik, Regi Lushkja I shënon Anderlehtit në Bruksel. Mesfushori kavajas ka gjuajtur saktë brenda zonës, pas kombinimit me Zarubicën, duke e dërguar topin në cepin e portës.

78′ Zëvendësim te Laçi, largohet Zylfiu, vendin e tij e merr Qato.

71′ GOL ANDERLEHTI 2-0/ Vendasit realizojnë edhe golin e dytë falë një kundërsulmi vrastar, teksa Versharen, i hedhur në pjesën e dytë, shmang bukur Sherrin, duke gjetur rrugën e rrjetës. 

68′ Momente paniku, Veliaj rrëzohet keq në mesfushë, pas një dueli me futbollistin e Anderlehtit, për fat të mirë asgjë serioze, Veliaj çohet sërish.

58′ Duro kryen zëvendësimin e parë, largohet Ademi, vendin e tij e merr Ziko.

51′ Anderlehti e nis edhe fragmentin e dytë në sulm, duke i shkuar shumë pranë golit të dytë me anë të Raman, por tentativa e tij shkoi jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordon 2 minuta shtesë!

38′ Goditje dënimi për Laçin, provon talenti Zylfiu me të majtën, tentativa e tij shkon mbi traun e portës së Anderlehtit.

37′ Sardela është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Zarubicës.

35′ Dominim i frikshëm i belgëve, trajneri Duro shfaqet e shqetësuar.

32′ GOL ANDERLEHT 1-0/ Vendasit kalojnë në avantazh me anë të futbollistit Amuzu, i cili nuk fal përballë Sherrit, duke zhbllokuar shifrat! 

27′ Shehu është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

25′ Sërish rrezikshëm Anderlehti me Raman, por reagon mjaft bukur portieri Sherri, i cili ndal topin me këmbë, duke i mohuar golin belgëve.

19′ Pranë golit të avantazhit Anderlehti me Raman, tentativa e tij me kokë shkoi mbi kuadratin e Sherrit.

10′ Superioritet i Anderlehtit, por mbrohet mirë Laçi i Shpëtim Duros, duke mos lejuar hapësira në prapavijë.

5′ Dominim i belgëve në këto minuta të para, skuadra e Kompani ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Laçit.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Formacionet

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *