Paraqitja fantastike e Myrto Uzunit nuk mjafton! Granada u mposht me përmbysje 4-2 nga Sevija, në derbin e vogël të Analuzisë. Një përballje tepër emocionuese, teksa 2 golat që vulosën fitoren e vendasve u realizuan në minutat 90+3 dhe 90+9. Deri në minutën e 88-të, Granada e sulmuesit të Kombëtares, ishte duke marrë 1 pikë, por Sevija nuk u dorëzua duke marrë maksimumin nga kjo përballje.
Vlen të theksohet fakti, se futbollisti shqiptar i Granadës, Myrto Uzuni, ishte një nga më të dalluarët në fushë tek të tijët, në pjesën e dytë, beratasi kërcënoi 2 herë rrezikshëm portën e Sevijas, madje shtylla i mohoi një supergol Uzunit.
Në këtë përballje, shqiptari u pa të sakrifikonte, teksa disa herë u detyrua të ndihmonte skuadrën duke bërë rolin e mbrojtësit të krahut të djathtë.
FT: SEVIJA 4-2 GRANADA
Diego Karlos 32′, Okampos 65′, Mir 90+3, Papu Gomez 99′ / Maçis 23′, Diaz 88′
GOLI I KATËRT I SHËNUAR NGA PAPU GOMEZ:
GOLI I TRETĂ‹ I SEVIJAS REALIZUAR NGA RAFA MIR:
GOLI I BARAZIMIT TË GRANADËS, I SHËNUAR NGA VIKTOR DIAZ:
SHTYLLA I MOHON SUPERGOLIN UZUNIT:
TENTATIVA ME KOKĂ‹ E UZUNIT:
GOLI ME VAR, I ISH-MILANISTIT OKAMPOS:
GOLI I BARAZIMIT TĂ‹ SEVIJAS:
GOLI I PARË I REALIZUAR NGA MAÇIS:
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al