VIDEO/ Parlamenti turk shndërrohet në një arenë boksi, deputetët përplasen me njëri-tjetrin. Shkak, arrestimi i një kryebashkiaku. Pamjet

video parlamenti turk shnderrohet ne nje arene boksi deputetet perplasen me njeri tjetrin shkak arrestimi i nje kryebashkiaku pamjet

































Parlamenti i Turqisë u shndërrua në një arenë boksi të martën, më 4 qershor, teksa deputetët u përplasën me njëri-tjetrin. Shkak janë bërë debatet për largimin dhe arrestimin e kryetarit të zgjedhur të provincës Hakiari në Turqinë juglindore.

turkey-beef-462024-1050

Policia arrestoi të hënën kryebashkiakun Mehmet Sidik Akis, i cili u zgjodh me partinë pro-kurde DEM për lidhje të dyshuara me PKK-në dhe u zëvendësua nga guvernatori i shtetit, tha ministria e Brendshme, dy muaj pasi kryebashkiaku fitoi zgjedhjet lokale.

Lajmi shkaktoi një reagim të fortë nga deputetët e DEM-it, të cilët paraqitën një mocion për shqyrtim parlamentar dhe protestuan para selisë duke mbajtur pankarta.

Deputetët e Partisë për Demokraci dhe Zhvillim (AKP) në pushtet reaguan duke thirrur “poshtë PKK”, duke çuar në incidente.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts