VIDEO/ Partizani dhe Tirana dalin huq në derbi, barazimi afron Teutën me titullin






Mbyllet pa fitues derbi numër 161-të mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e 33-të të Kategorisë Superiore. Kjo ishte përballja e fundit e këtij sezonit mes këtyre dy skuadrave. Një barazim pa gola, që më së shumti kënaq rivalët e Teutës, të cilët kanë thelluar diferencën e pikëve në 3, nga të kuqtë e Ilir Dajës.

Partizani-Tirana

Për sa i përket ndeshjes, Partizanin, i cili iu afrua më shumë golit në pjesën e parë, me Zhunior që shpërdoroi para Bekajt e me të kuqtë që panë t’u anulohet një gol i Çinarit. Ndërsa në fund, ishte Asani ai i cili tronditi traversën.

Derbi2

Në fragmentin e dytë të lojës, Tirana pati një rast të artë me Seferin, i cili nuk përfitoi pas gabimit të Bardhit. Partizani, nuk u pajtua me barazimit, teksa provoi deri në fund që të fitonin ndeshjen, por nuk ia dolën të shfrytëzonin rastet që krijuan deri në minutat shtesë të sfidës.

Vlen të theksohet fakti se përballja e ditës së hënë mes Teutës dhe Partizanit, do të shndërrohet në një finale të madhe për titullin.

FT: PARTIZANI-TIRANA 0-0

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90+3’ Hasani merr një pasim të artë dhe shfaqet para Bekajt, ndalohet në momentin e fundit nga prapavija bardheblu.

90+2’ Asani nis një harkim perfekt për Kardozon në shtyllën e dytë, ky i fundit nuk kthen dot sferën në rrjetë.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90′ Momente paniku në zonë e Tiranës, Partizani është hedhur i gjithi në sulm në kërkim të golit të fitores.

90′ Zëvendësim te Tirana, largohet Danso, në fushë Kale.

89′ Pranë golit Partizani me Jasir Asanin, futbollisti i kuq përfiton nga një dalje e gabuar e portieri Bekaj, provon me një gjuajtje drejt portës, por ndërhyn mjaft bukur Najdovski, që shpëton skuadrën nga një gol i sigurt.

89′ Dy zëvendësime te Partizani, largohen nga fusha Broja dhe Stenio Zhunior, në fushë Kote dhe Kardozo.

85’ Qarkullim i gjatë i topit i Partizanit në gjysmëfushën e Tiranës, por pa gjetur asnjë të çarë për t’iu afruar portës kundërshtare. Bie ndjeshëm rritmi i lojës në këto minuta të fundit.

78′ Dy zëvendësime te Partizani, largohet Çinari dhe Murataj, në fushën e lojës, Cara dhe Ferhan Hasani.

73′ Gafë e Jurgen Bardhit, përfiton aty Giamfi, që servir një top të bukur brenda zonës për Seferin, që gjuan brenda zonës, por topi shkon mbi kuadrat.

67′ Asani harkon me të majtën drejt zonë, topi shkon te Belica, që provon me kokë, por gjuajtja e tij shkon mbi traun e portës të mbrojtur nga Bekaj.

62′ Fantastik Bitri, me ndërhyrjen brenda zonës. Mbrojtësi i “djeg” një shans të artë Seferit brenda zonës, pas asistit fantastik të Dansos. Minuta mjaft të mira për skuadrën e Shehit.

57′ Vendimtar Alban Hoxha me daljen e tij, gardiani i kuq, neutralizon një rrezik të bardhebluve.

53′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha Torasa i dëmtuar, vendin e tij e merr Giamfi.

52′ Tjetër tentativë e Partizanit, me Jasir Asanin, që provon me të djathtën, por gjuajtja e tij ndalet nga Bekaj.

47’ E nis menjëherë me vrull Partizanin pjesën e dytë, duke krijuar menjëherë dy situata të vështira para portës bardheblu, por pa finalizuar.

46′ Starton pjesa e dytë.

PRONONCIMET NË FUNDIN E PJESËS SË PARË: 

Jasir Asani: Që në fillim kemi luajtur për të fituar. Kemi bërë mirë në pjesën e parë dhe duam të vazhdojmë të jemi më agresivë për të shënuar dhe të marrim fitoren.

Taulant Seferi: Po bëjmë një super ndeshje. Duhet të vazhdojmë edhe në pjesën e dytë me intensitet. Partizani ka një skuadër të shkëlqyer dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Të provojmë të shënojmë në pjesën e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Momente tensioni në fushë e lojës, pas ndërhyrjes së rrezikshme të Dansos ndaj Çinarit. Futbollisti i Tiranës ndëshkohet me karton të verdhë.

40′ Traversa i mohon golin e avantazhit futbollistit të Partizanit, Jasir Asani, pas një tentativë nga goditja e dënimit në krahun e djathtë, fati nuk ka qenë me të kuqtë në këto minuta. “Dridhet” bardheblutë.

39′ Najdovski ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje me kohë vonesë ndaj Malës. I drejtë vendimi i gjyqtarit Hamiti.

33′ Tjetër pretendim i Tiranës për prekje të topit me dorë brenda zonë, pas dueli mes Dansos dhe Belicës. Tefik Osmani ndëshkohet në stol me karton të verdhë për protesta.

32′ Çinari gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet për pozicion jashtë loje, nga anësori Myftari.

31′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Broja për ndërhyrje të ndaj Torasës.

30′ Mundësi e shkëlqyer për Partizanin, e pabesueshme çfarë shpërdoron Stenio Zhunior, te zona e 5 metërshit. Te stoli i kuq kërkojnë penallti. Rasti më i mirë deri në këto minuta.

26′ Kristi Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Asanit. Futbollisti i parë i ndëshkuar në këtë sfidë, e cila deri tani ka qenë mjaft korrekte.

23′ Partizani fiton goditjen e dytë nga këndi në këtë sfida.

17′ Kundërpërgjigjet Partizani me Jasir Asanin, gjuajtja e tij ishte qëndrore dhe u ndal pa problem nga portieri Bekaj.

16′ Shans i mirë për Tiranën, Seferi ul bukur në hyrje të zonës një top për Danson, që provon me të majtën. Futbollisti i skuadrës bardheblu, nuk koordinohet siç duhet, tentativa e tij ishte e gabuar dhe shkon shumë larg portës.

14′ Danso pretendon për prekje të topit me dorë brenda zonës, por për gjyqtarin Hamiti, gjithçka e rregullt, protestojnë futbollistët bardheblu.

9′ Pasiguri e Bekajt, portieri i Tiranës, i dhuron goditjen e parë nga këndi Partizanit. Harkon Murataj, por kontrollon gjithçka gardiani bardheblu.

7′ Intesitet shumë i lartë në keto minuta, me të dyja skuadrat që luftojnë fuqishëm për çdo top. Të dy skuadrat duken të etura për ta fituar ndeshjen.

5′ Tirana e nis vrullshëm sfidën, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e Partizanit, por ende asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive.

1′ Ka startuar sfida në “Air Albania”, bardheblutë luajnë topin e parë nga qendra.

FORAMCIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Stenio Zhunior. Trajner: I. Daja

TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari; Toshevski, Batha, Çelhaka, Danso, Ismajlgeci; Torasa, Seferi. Trajner: O. Shehi

tirana partizani formacione

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *