VIDEO / Partizani ndjehet i vjedhur, ja episodi për të cilin të kuqtë akuzojnë Hamitin








Derbi i kryeqyteti është mbyllur mes polemikash, pasi klubi i Partizanit akuzon gjyqtarin Eldorjan Hamiti se ka drejtuar në mënyrë të njëanshme këtë duel. Protestat e mëdha të të kuqve nuk janë për penalltinë sa për një episod që ndodh pak minuta para saj.

berrysli

Në një moment larg aksionit, Najdovski godet me bërryl në fytyrë Saliou Sambene dhe ky i fundit rrëzohet në tokë. Pikërisht kjo ishte pamja e parë të cilën Hamiti shqyrtoi në ekranin e VAR.

Ai qëndroi për rreth dy minuta para ekranit, por në fund vendosi që të mos merrte asnjë masë ndëshkimore ndaj futbollistit të Tiranës për atë gjest, duke e cilësuar një episod që nuk meritonte ndëshkim. Sipas Partizanit, i kuqi në këtë episod ishte i padiskutueshëm dhe në atë moment bardheblutë duhej të mbeteshin me një lojtar më pak, me ndeshjen që sipas tyre do të kishte marrë një rrjedhë tjetër.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *