VIDEO/ Pas daljes në “pension” politik, Boris Johnson shfaqet si Tom Cruise në kabinën e një avioni luftarak “Typhoon”

video pas daljes ne pension politik boris johnson shfaqet si tom cruise ne kabinen e nje avioni luftarak typhoon
video pas daljes ne pension politik boris johnson shfaqet si tom cruise ne kabinen e nje avioni luftarak typhoon

Ditët e fundit në postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson po i shijon duke iu falur relaksit por edhe duke ushtruar “sporte” që nuk i kishte realizuar më parë.

Kështu, BoJo është ngjitur në kabinën e një avioni luftarak të ushtrisë britanike (Typhoon) për të provuar një fluturim në ajër.

Një video e publikuar nga mediat angleze zbulon se si kryeministri në largim u kënaq me udhëtimin e tij në bordin e luftarakut të RAF, me vlerë 75 milionë paund.

Johnson madje e krahasoi ekspeditën e tij emocionuese me kohën e tij të trazuar në Downing Street, në një fjalim para drejtuesve të biznesit këtë mëngjes.

Kryeministri, i cili ka vetëm shtatë javë të mbetura në detyrë, i tha një auditori në Farnborough Air Show se si ai kishte kryer “disa aventura mjaft të vështira, nëse jo të habitshme”.

Por ai pranoi se tani ishte koha për t’i ‘dorëzuar kontrollet pa probleme dikujt tjetër’ ndërsa deputetët kryesorë konservatorë vazhdojnë betejën e tyre për ta zëvendësuar atë.

Johnson e realizoi fluturimin e rrallë për një kryeministër në shoqërinë e komandantit të krahut Paul Hanson.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts