VIDEO/ Pas grumbullimit në “Shtëpinë e Futbollit”, kombëtarja niset për në Austri për dy miqësoret para Evropianit

video pas grumbullimit ne shtepine e futbollit kombetarja niset per ne austri per dy miqesoret para evropianit































Kombëtarja shqiptare e futbollit ashtu sic ishte parashikuar në agjendë është nisur ditën e sotme për në Austri, ku do të akomodohet për disa ditë dhe ku do të zhvillojë dy miqësore para ndeshjes së parë në Euro 2024 me Italinë.

[embedded content]

Prej pak ditësh, yjet “kuqezi” janë  grumbulluar në “Shtëpinë e Futbollit”, por grupi është ende i paplotë, me kapiten Gjimshitin, Abrashin e Seferin që luajnë ndeshjet e fundit me skuadrat e tyre sot edhe nesër, për t’iu bashkuar skuadrës më pas në Austri.

Miqësoren e parë, “kuqezinjtë” do ta zhvillojnë më 3 qershor, përballë Luihtenshtenj, një ekip  me të cilin jemi përballur 3 herë më parë dhe i kemi fituar të treja ndeshjet.

Më  pas më 7 qershor do të përballemi edhe me Azerbajxhanin.

Kujtojmë që tekniku Sylvinho bëri publike listën më 27 maj, në të cilën kishte jo pak surpriza, pasi jashtë saj ishin lënë, Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni e Kejdi Bari.

Një ditë pas publikimit të listës, veterani Cikalleshi njoftoi tërheqjen nga ekipi kombëtar, pas gati një dekade.

Në vend të Uzunit, Cikalleshit dhe Bares, u thirrën Medon Berisha, Arbër Hoxha dhe u rikthye Amir Abrashi.

WhatsApp Image 2024-05-31 at 12.59.32 WhatsApp Image 2024-05-31 at 12.59.31 WhatsApp Image 2024-05-31 at 12.59.30 WhatsApp Image 2024-05-31 at 12.59.29(3) WhatsApp Image 2024-05-31 at 12.59.29(2) WhatsApp Image 2024-05-31 at 12.59.29(1) WhatsApp Image 2024-05-31 at 12.59.29 WhatsApp Image 2024-05-31 at 12.59.28(1) WhatsApp Image 2024-05-31 at 12.59.28 WhatsApp Image 2024-05-31 at 12.58.53

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts