VIDEO/ PD i kujton Ramës, Griselda Roshin- Vokshi: Shqiptarët nuk i kanë harruar turpet e tua, ke shpifur për të penguar liberalizimin e vizave










Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryeministri Edi Rama, në lidhje me strehimin e afganëve në konviktet e studentëve.

albana vokshi

Rama u shpreh se shpifja që studentët janë përzënë nga konviktet për të strehuar afganët ka ardhur nga ata që kanë vulosur ngjarjet më të zeza në 30 vite në Shqipëri.

Por, deputetja e zgjedhur e PD, Albana Vokshi me anë të një videoje i kujton Ramës, Griselda Roshin duke thënë se shqiptarët nuk i kanë harruar turpet e tij.

Sipas Vokshit, kryeministri ka shpifur për të penguar liberalizimin e vizave.

“Prodhuesin numër një të shpifjeve në këto 30 vite shqiptarët e njohin mirë. Ia njohin bëmat, sidomos ato që nuk synonin vetëm dëmtimin e imazhit të Shqipërisë, por edhe pengimin e një prej arritjeve më të mëdha për shqiptarët, liberalizimin e vizave. Turpet e tua nuk i ka harruar njeri, prandaj kursejua qytetarëve shkulmet prej hipokriti!”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *