VIDEO/ Përfundoi në fund të Detit të Zi, momenti kur raketat ukrainase hedhin në erë luftanijen e vjetër ruse. Humbja më e madhe detare që kur…

Forcat ukrainase përdorën disa nga raketat e tyre më të reja për të hedhur në erë një luftanije ruse të vjetër të epokës sovjetike në humbjen më të madhe detare që kur Britania fundosi “General Belgrano”.

Kryqëzori i raketave të klasit ‘Slava’ Moskva ishte në shërbim për gati 40 vjet dhe tani po pushon në fund të Detit të Zi. Përveçse është humbja më e madhe që nga Belgrano, ajo është gjithashtu aseti më i madh detar që është fundosur që nga Lufta e Dytë Botërore. Dronët raportohet se janë përdorur për të sulmuar anijen dhe për të mbajtur mbrojtjen e saj ajrore të shpërqendruar përpara se raketat ukrainase të lëshoheshin nga një bateri e fshehur pranë Odesës. Të paktën dy prej raketave kanë goditur anijen, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, raporton The Sun.

Sot Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se luftanija u mbyt teksa po tërhiqej në port në mot me stuhi. Mbytja ishte një goditje e re për fushatën ushtarake të Moskës, pasi ajo po përgatitej për sulme të reja në Ukrainën lindore dhe jugore, të cilat mund të përcaktojnë rezultatin e konfliktit.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më herët se mbi 500 anëtarë të ekuipazhit në bordin e kryqëzorit të raketave të epokës sovjetike u evakuuan pas shpërthimit të municioneve.

Ajo nuk pranoi një sulm dhe tha se incidenti ishte nën hetim. Raketat Neptun u futën në shërbimin ushtarak në Ukrainë vetëm vitin e kaluar, me çdo armë që mbante një kokë 330 lb me një rreze veprimi prej 170 miljesh. Bateritë, të cilat janë montuar në pjesën e pasme të kamionëve të mëdhenj, mund të armatosen me deri në 72 raketa.
Objektivat besohet se përzgjidhen nga dronët, ndërkohë që raketat mund të godasin me shpejtësi prej më shumë se 650 mph.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com