Italia shpartalloi me rezultatin 7-0 modestët e San Marinos, në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme, në stadiumin e Kaljarit.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0 falë golave të Bernardeskit dhe Ferrarit, teksa në fragmentin e dytë të lojës, të kaltërit e Mançinit, arritën të shënonin edhe 5 herë të tjera, me Belotin, Politanon dhe Pessinën, këta dy të fundit realizuan dopietë.
Vlen të theksohet fakti së San Marino është rivali i Shqipërisë në kualifikueset për në Botërorin Katar 2022.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al