VIDEO/ Perla e Sokol Cikalleshit nuk mjafton, Shqipëria rrëzohet në Çeki






Shqipëria është mposhtur me rezultatin 3-1 në miqësoren e zhvilluar në Pragë ndaj Çekisë. Supergoli i Sokol Cikalleshit nga distanca, nuk mjaftoi që Kombëtarja e Rejës të largohej me një rezultat pozitiv nga kjo përballje.

Shqiperia26

Shik, Masopus dhe Celutska ishin autorët e golave për çekët, të cilët tashmë e kanë përqëndruar të gjithë vëmendjen te Kampionati Europian, teksa bëjnë pjesë në Grupin D së bashku me Anglinë, Kroacinë dhe Skocinë.

Cekia2

FT: ÇEKI-SHQIPËRI 3-1

Shik 18′, Masopus 68′, Celutska 89′ / Cikalleshi 42′

KOMENTI LIVE: 

90+2′ Shtylla i mohon golin Keidi Bares, topi më pas shkoi te Laçi që provoi me një goditje fluturimthi, por topi ka shkuar jashtë kuadratit.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

89′ GOL ÇEKIA 3-1/ Vendasit realizojnë edhe golin e tretë me anë të Celutskas që godet saktë me kokë pas harkimit nga goditja e dënimit. Topi ka shkuar në cepin e portës. 

82′ Doka kroson për Balajn brenda zonës, tentativa e sulmuesit me kokë, ndalet në trupin e një prej mbrojtësve kundërshtarë.

80′ Reja kryen edhe 3 zëvendësime të tjera, largohen Manaj, Cikalleshi dhe Abrashi në fushë Seferi, Balaj dhe Laçi.

78′ Doka nuk përfiton nga një gabim i portierit çek, teksa Ismajli shkakton faull në sulm.

73′ Pranë golit Shqipëria me Manajn që provon me kokë pas një harkimi nga këndi, por tentativa e lushnjarit shkon mbi traun e portës.

72′ Shqipëri kryen dy zëvendësime, largohen futbollistët e krahëve, Veseli dhe Trashi në vendin e tyre Doka dhe Lenjani.

70′ Tjetër shans i artë për Cikalleshin, që provon me një predhë nga distanca, por kësaj here, gjuajtja e tij grushtohet me vështirësi në këndore nga portieri çek.

68′ GOL ÇEKIA 2-1/ Vendasit sërish në avantazh. Masopus realizon me një goditje diagonale, pas asistit të Daridës. Topi ka shkuar në cepin e portës. 

65′ Provojnë Manaj pas harkimit të Trashit, sulmuesi del huq, topi shkon te Veseli që gjuan nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

62′ Tjetër pritje e Selmanit, i cili tregohet i vëmendshëm, duke ndalur gjuajtjen e Patrik Shik brenda zonës. Vendimtar portieri nga Fushë-Kruja.

56′ Sa shumë momente tensioni, kësaj here protagonist bëhet trajneri Edi Reja, që rrëzohet sërish pas përplasjes me futbollistin Cufal të çekëve.

Tension në pankina rrëzohet sërish Edi Reja on Vidnews.

54′ Momente tensioni pas faullit në mesfushë të shkaktuar nga Abrashi. Mesfushori i Kombëtares ndëshkohet me karton të verdhë, ashtu si Souçek që përplaset me Veselin.

53′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Kallaku, vendin e tij e merr Endri Çekiçi.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion!

Mbyllet pjesa e parë!

42′ GOOOOL SHQIPËRIA 1-1/ Predhë e Cikalleshit nga distanca me të djathën, bomberi kavajas vendos barashpeshën, duke e dërguar topin në trekëndësh! Reagim epik i portierit çek. 

38′ Përplasje e fortë në mesfushë, në afërsi të pankinave, çahet edhe topi.

27′ Mbrojtja e Shqipërisë komplet e ç’organizuar, vendasit i shkojnë shumë pranë golit të dytë, por vendimtare ndërhyrja e Gjimshitit, që largoi topin në këndore.

26′ Sërish rrezikshëm çekët me Shik, që pas harkimit të Jankto, provon me kokë, tentativa e tij ishte qëndrore dhe shkoi drejt e në duart e Selmanit.

25′ Pranë golit të dytë Çekia. Por sërish Selmani vendimtar me ndërhyrjen e tij, që devijon në këndore topin e Mazopust.

23′ Shqipëria fiton një tjetër goditje nga këndi, por largojnë rrezikun çekët.

18′ GOL ÇEKIA 1-0/ Zhbllokohet miqësorja. Patrik Shik realizon me një gjuajtje fluturimthi brenda zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës. 

16′ Selmani bën heroin, duke i mohon golin e avantazhit Janktos. Vendimtare ndërhyrja e gardianit të Kombëtares.

12′ Veseli depërton bukur nga e djathta, por harkimi nuk ishte i duhuri, duke shkuar drejt e në duart e portierit.

10′ Një gabim i Abrashit në mesfushë, shumë pranë zonës, ju jep shansin vendasve që të rrezikojnë me Souçek, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

8′ Shqipëria fiton goditjen e dytë nga këndi, ia dhuron mbrojtësi Kalas, provon aty të godasë Bare, por topi nuk flirton dhe ndalet nga mbrojtësit çekë.

6′ Dalje e mirë e Shqipërisë me Veselin, që harkon nga e djathta, por kontrollon gjithçka portieri i Çekisë.

3′ Kundërpërgjigjet Shqipëria me Cikalleshin, por tentativa e tij devijohet në këndore.

2′ Vendasit e nisin sfidën në sulm, duke provuar me një depërtim nga e djathta, por kontrollon gjithçka Selmani.

1′ Starton dueli miqësor në stadiumin e Spartës së Pragës! Vendasit luajnë topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

ÇEKIA: (4-2-3-1): Vaçlik, Kufal, Çelustka, Kalas, Bohl, Kral, Suçek, Mazopust, Darida, Jankto, Shik, Trajner: J.Silhavi

Cekia

SHQIPËRIA: (3-5-2): Selmani, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Trashi, Kallaku, Bare, Abrashi, Veseli, Çikalleshi, Manaj, Trajner: E.Reja

Shqiperia

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *