VIDEO/ “Perla” nga goditja e dënimit, Leo Mesi nuk di të ndalet dhe shënon supergol me Argjentinën









Panoramasport.al/ Argjentina fitoi një tjetër sfidë miqësore në prag të Botërorit të Katarit që pritet të ngrejë siparin në muajin nëntor.

Collage Maker-28-Sep-2022-12.02-PM

Kombëtarja “Albiceleste” ka triumfuar 3-0 ndaj Xhamajkës, në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Red Bull Arena” të Nju Xhersit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Serinë e golave e hapi Julian Alvarez në minutën e 13′ pas një asisti perfekt të sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.

Përsëri protagonist ishte Lionel Mesi, i cili shënoi një dopietë për dy minuta, respektivisht në minutën e 87′ dhe në 89′.

7 herë fituesi i “Topit të Artë” realizoi një tjetër gol “magjik” në minutën e 89′ me anë të një goditje dënimi.

Në një goditje dënimi shumë pranë zonës, ylli argjentinas ka goditur në krahun ku po qëndronte portieri i Xhamajkës, duke e dërguar mjeshtërisht në fundin e rrjetës.

Ky ishte goli i katërt për Mesin në dy ndeshje miqësore të zhvilluara, ku dy gola i shënoi edhe në fitoren ndaj Hondurasit me rezultatin 3-0.

Skuadra e Lionel Skalonit do të zhvillojë edhe një miqësore të fundit në prag të fillimit të Botërorit, kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, më 16 nëntor në orën 18:45 me atë shqiptare.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com