VIDEO / Përmbysje historike! Teuta bën mrekullinë në Andorra dhe kalon turin në Ligën e Konferencës








Teuta ka bërë mrekullinë duke u kualifikuar në raundin tjetër të Ligës së Konferencës. Durrsakët kanë përmbysur në transfertë humbjen turpëruese 2-0 në shtëpi përballë Inter D’ Eskaldes të Andorrës.

inter deskaldes teuta

Sebino Plaku shënoi nga një gol në secilën pjesë loje duke çuar takimin e sotëm në shtesa ndërsa aty Kallaku me penallti realizoi golin e 3-0 që vulosi kualifikimin historik për ekipin durrsak.

Inter D’ Eskaldes-Teuta 0-3
25′, 81′ Plaku, 105+1′ Kallaku

MINUTË PAS MINUTE

120’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Teutës që kualifikohet në raundin tjetër.

118’ Zogaj në krahun e majtë bën disa lëvizje të bukura dhe pastaj shfaqet në pozicion gjuajtje, por goditja e tij nga një pozicion ballor fluturon mbi traversë.

111’ Vazhdon tensioni në fushë Dajën e De Nova që ndëshkohen me të verdhë për ndërhyrje të ashpra, duke sjellë përplasje mes lojtarëve të të dy ekipeve.

109’ Ndodh gjithçka në zonën e Teutës me dy raste të njëpasnjëshme për të cilat lojtarët vendas kërkojnë penallti, ndërsa Frashëri kontrollon sferën me vështirësi. Vendasit e teprojnë me protestat duke rrethuar gjyqtarin dhe ky nuk ngurron të nxjerrë të vendin për dy prej tyre.

106’ Pjesa e dytë shtesë nis me Zogajn në fushë në vend të Kallakut.

105’+1’ GOOOL Teuta. Shënon Kallaku me penallti.

105’ Top i shkëlqyer i Kallakut për Grudën i cili hyn në zonë por ndalet nga portieri në mënyrë të parregullt. Gjyqtari nuk ka dyshime dhe bën shenjë nga pika e bardhë.

101’ Soldevija përfiton nga çbilancimi përpara i Teutës për të nisur një kundërsulm nga e djathta. Ai hyn në zonë, por gjuajtja e tij përfundon jashtë kuadratit të durrsakëve.

96’ Kallaku ekzekuton në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi ballore, por portieri Gomez fluturon dhe i mohon gëzimin e golit fantazistit.

91’ Rifillon ndeshja me pjesën e parë shtesë mes dy skuadrave.

90’+3’ Pjesa e dytë mbyllet me një rast të pabesueshëm që Plaku e shpërdoron vetëm pak hapa larg portës. Pas një goditje dënimi, ai gjendet i vetëm me portierin, por dërgon topin në duart e tij dhe dëshpërohet me të drejtë pasi menjëherë pas kësaj goditje gjyqtari sinjalizon mbylljen e pjesës së dytë e duke çuar takimin në shtesa.

90’+2’ I sapofuturi në fushë vë në provë portierin Gomez me një gjuajtje të fortë, por sheh sferën të grushtohet në goditje këndi.

90’+2’ Martini provon gjithçka në fund të ndeshjes duke aktivizuar Grudën në vend të Todorovskit.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

86’ Paredes në krahun e djathtë krijon probleme për prapavijën e Teutës. Pasi kalon Xhekson ai arrin të nisë topin në qendër por Aleksi largon rrezikun duke dërguar sferën në anësore.

81’ GOOOL Teuta, shënon përsëri Plaku. Sulmuesi këtë radhë lëshon një gjuajtje spektakolare nga distanca dhe çon rezultatin në 2-0 duke çuar kualifikimin në balancë të plotë.

76’ Aksion thuajse perfekt i Teutës në kërkim të golit të dytë. Plaku nga e majat nis një top në qendër duke nxjerrë Kallakun në pozicion gjuajtje. Por fantazisti vonohet dhe goditja e tij bllokohet nga mbrojtja.

70’ Aksion i gjatë i Teutës që zhvendos topin nga e djathta në të majtë të sulmit në kërkim të një hapësire për të rrezikuar. Në fund topi harkohet në zonë për Emiliano Vilën i cili gjuan me kokë, por fluturon sferën mbi traversë.

64’ Kallaku provon të gjejë rrjetën me një gjuajtje nga rreth 30 metra. Portieri i vendasve grushton me vështirësi gjuajtjen e fantazistit të durrsakëve.

61’ Teuta ka mundësinë të rrezikojë me një goditje dënimi në krahun e djathtë. Por Kallaku tenton skemën me Todorovskin e ky i fundit nuk e kupton idenë, duke bërë që sfera të përfundojë jashtë në fundore.

59’ Tjetër ndryshim në radhët e Teutës. Xhekson zë vendin e Kotobellit, autori i asistit te goli i durrsakëve.

52’ Todorovski gjen hapësirë në krahun e djathtë për të tentuar një gjuajtje nga distanca, por nuk gjen katërkëndorin e portës së skuadrës vendase.

49’ De Nova provon përsëri nga distanca me një diagonale nga e majta, Frashëri është i vëmendshëm dhe bllokon sferën.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Teuta, pasi Karabeci merr vendin e Gorgiov në fushë.

45’ Nuk ka shtesë në pjesën e parë. Gjyqtari çon skuadrat në dhomat e zhveshjeve me avantazhin minimal të Teutës.

39’ Fluturim spektakolar i Frashërit i cili devijon një gjuajtje të shkëlqyer të Soldevija në kufijtë e zonës. Megjithatë gjyqtari bën gjithçka të pavlefshme duke sinjalizuar faull për durrsakët.

37’ De Nova lëshon një harkim perfekt nga e majta për Atigas. Ky i fundit godet me kokë përballë Frashërit, por dërgon topin jashtë katërkëndorit të portës.

35’ Pas golit Teuta duket se ka ulur disi ritmin, pasi nuk dëshiron të lërë hapësira mbrapa dhe të rrezikojë nga kundërsulmet e vendasve. Këta të fundit mbrohen me forca të shumta në këto minuta dhe i kanë lëshuar plotësisht iniciativën ekipit durrsak.

31’ Kallaku harkon në zonë një goditje dënimi nga e maja. Mbrojtësit dhe portieri vendas nuk kuptohen por asnjë nga lojtarët e Teutës nuk është aty për të përfituar dhe sfera largohet nga zona.

28’ Aleksi është lojtari i parë që ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në një pozicion problematik pranë zonës. Për fatin e mirë të durrsakëve tentativa e vendasve drejt katërkëndorit ndalet nga muri mbrojtës.

25’ GOOOL Teuta. Sebino Plaku kthen përsëri në lojë durrsakët me golin e avantazhit. Kotobelli harkon nga e majta dhe sulmuesi në shtyllën e dytë shtyn sferën në rrjetë.

20’ Në zhvillimin e goditjes nga këndi, durrsakët provojë të gjuajnë në kuadrat dhe Vila është ai që ka mundësinë më të mirë i vetëm në zonë, por nuk gjen kontaktin me topin dhe i jep mundësinë mbrojtjes të largojë rrezikun.

19’ Momente nervozizmi në zonën e skuadrës vendase pas një harkimi drejt Gorgiev që largohet nga mbrojtja, Edhe Seferi shfaqet mjaft nervoz, por evitohet ndëshkimi i lojtarëve nga gjyqtari kryesor.

15’ Soldevija gjen hapësirën në pozicion ballor për të tentuar portën, por goditja e tij bllokohet nga prapavija durrsake. Niset një aksion i shpejtë me një top të gjatë për Plakun, i cili zihet në pozicion jashtë loje.

9’ Momente paniku në prapavijën e Teutës pas një goditje këndi për ekipin vendas. Topi harkohet disa herë radhazi në zonën e durrsakëve dhe vetëm një faull ndaj Dajës bën të largohet rrezikshmëria e Inter D’ Eskaldes.

4’ Plaku nga e majta gjen hapësirë dhe harkon për Gorgiev, por gjuajtje e këtij të fundit me kokë nuk shqetëson portierin vendas.

1’ Nis ndeshja me shkelmimin nga qendra të skuadrës durrsake.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER D’ESKALDES: Gomez, Galego, Bosh, Besone, De Nova, Moreno, Garsia, Roka, Klemente, Artigas, Sol De Vila, Trajner: A.Garsia

inter

TEUTA: Frashëri, Kotobelli, Arapi, Aleksi, Todorovski, E.Vila, Daja, Kallaku, Plaku, Seferi, Gerogiev, Trajner: E.Martini

fffffffffffff

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *