VIDEO/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy avionë gjatë stërvitjes, ndërron jetë njëri prej pilotëve. Ja si ndodhi aksidenti ajror

video perplasen koke me koke dy avione gjate stervitjes nderron jete njeri prej piloteve ja si ndodhi aksidenti ajror

Dy avionë Yakovlev Yak-52, janë përplasur ‘kokë më kokë’ teksa merrnin pjesë në një stërvitje me gjashtë avionë në aeroportin Beza në Portugalinë jugore, duke lënë të vdekur njërin prej pilotëve.

accident00

 “Forcat Ajrore me keqardhje njoftojnë se në orën 16:05 (me orën lokale) teksa po zhvillohej Beja Air Shoë, dy avionë u përplasën gjatë një shfaqjeje ajrore”, thuhet në njoftimin e shkurtër për shtyp, ku nuk thuhet nëse aksidenti ka shkaktuar viktima.

Megjithatë, mediat lokale raportojnë se një pilot ka humbur jetën nga rrëzimi i avionit pas përplasjes.

Momenti i përplasjes është kapur nga fotografët e pranishëm në Beja Air Show, ndërsa në një video të postuar në Platformën X shihet edhe rrëzimi i avionit në tokë.

Siç shihet në video, teksa ka bërë një manovër duke u larguar nga radha dhe duke u rikthyer sërish në vendin e tij, avioni është përplasur me njërin prej tyre dhe më pas ka rënë në tokë duke shpërthyer në flakë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Spread the love

Similar Posts