VIDEO/ Përplasi çiftin e të rinjve afër Kryeministrisë, momenti kur shoferi shtrihet në trotuar me duart në kokë

Në një tjetër video të siguruar nga Balkanweb, shihet momenti i aksidentit dramatik pranë Kryeministrisë i regjistruar paraditen e së dielës. Në video shihet momenti kur shoferi i automjetit që përplas çiftin e të rinjve del nga makina dhe shtrihet në tokë vënë duart në kokë. Pas disa sekondash, ai ngrihet dhe ikën me shpejtësi nga vendi ku u shtri në tokë.

Nga përplasja e fortë si pasojë e shpejtësisë së madhe, vajza ka marrë plagë më të shumta dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ndërsa djali ka marrë plagë më të lehtë.

Siç shihet në video, ngrihet vetë pas përplasjes nga automjeti. Jorgaq Thengjilli, 21 vjeç humbi kontrollin e automjetit pasi udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara. 21-vjeçari, i lindur në Greqi dhe banues në Tiranë, iu nënshtrua edhe testit të alkoolit dhe lëndëve narkotike, për të cilat rezultoi negativ, ndërsa ndaj tij ishin vendosur rreth 20 gjoba.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts