VIDEO / Përsëritet tmerri i Eriksen, lojtarit i bie infarkt në fushë dhe e shpëtojnë me masazh kardiak








Kampionati i futbollit në Katar ka kthyer sot në mendje edhe një herë skenat dramatike kur Kristian Eriksen pësoi infarkt në fushën e lojës gjatë Euro 2020. Në ndeshjen mes Al-Rajan dhe Al-Uakrah, futbollisti i kombëtares së Mali, Ousman Kulibali i cili luan për Al-Uakrah, u rrëzua në mënyrë të papritur në vijën e portës.

asdasdasd

Ai u përfshi nga konvulsionet dhe shokët e skuadrës dhe kundërshtarët me shpejtësi kërkuan ndërhyrjen e mjekëve. Këta të fundit, u detyruan që t’i bënin atij masazh kardiak për ta kthyer në jetë pasi nuk kishte puls pas atyre momenteve, ndërsa lojtarët e tjerë përfunduan të dëshpëruar e të përlotur në gjunjë.

Për fat të mirë, zemra e Kulibali rifilloi të punonte dhe ai u transportua në spital, ndërsa të dy skuadrat vendosën që të mos vazhdonin më ndeshjen.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.