VIDEO/ Pesë shqiptarë në fushë, Maqedonia e Veriut debuton me humbje në Kampionatin Europian






Maqedonia e Veriut, ka debutuar me humbje në Kampionat Europian, teksa u mposht me rezultatin 3-1 nga Austria në ndeshjen e vlefshme për Grupin C.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1 falë golave të Lainer dhe Pandev, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, austriakët arritën të realizonin 2 herë me anë të Gregoritç dhe Arnautoviç.

Vlen të theksohet fakti, se te maqedonasit, në fushën e lojës, zbritën plotë 5 futbollistë me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për Bardhin, Alioskin, Ademin dhe Musliun, që u aktivizuan titullarë si dhe Bejtullai, që u fut në lojë në pjesën e dytë.  Sfidën e radhës skuadra e trajnerit Angelovski do e luajë më 17 qershor ndaj Ukrainës.

FT: AUSTRI-MAQEDONIA E VERIUT 3-1

Lainer 18′, Gregoriç 78′ , Arnautoviç 89’/ Pandev 28′ 

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida! 

89′ GOOOL AUSTRIA 3-1/ Shënon edhe Arnautoviç, i cili hipotekon triumfin e austriakëve. Pas realizimit të golit, sulmuesi ka shpërthyer në sharje, teksa ishte tepër i nervozuar. 

87′ Zëvendësim i katërt te Maqedonia e Veriut, largohet Musliu, në lojë Ristovski.

82′ Zëvendësim te Maqedonia e Veriut, largohet nga fusha e lojës Bardhi, vendin e tij e merr Triçkovski.

78′ GOOOOL AUSTRIA 2-1/ Pas një krosimi fantastik të Alabës nga e majta, Gregoriç, i ardhur nga stoli, devijoi saktë me të djathtën, duke e dërguar topin në rrjetë. Dalje jo e mirë e portierit Dimitrevski. 

73′ Mbrohet mirë Maqedonia që nuk lejon hapësira në prapavijë.

63′ Dy zëvendësime edhe në radhët e Maqedonisë së Veriut, largohen Trajkovski dhe Nikolov, në fushë Kostandinov dhe Bejtullai. Me futjen e Bejtullait shkon në 5 numri i shqiptarëve në fushë.

62′ Enis Bardhi jep një asist fantastik për Nikolov, i cili nuk arrin të përfitojë, topi shkon te Pandev, i cili provon gjithashtu, por pa sukses.

59′ Austria kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Baumgartner dhe Kalajdziç, në lojë Gregoritsç dhe Arnautoviç.

52′ Momente tensioni, Alioski ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

46′ Starton pjesa e dytë! Austria kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha Dragoviç vendin e tij e merr Lienhart.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë në fundin e pjesës së parë.

42′ Trajkovski është futbollisti i parë i sfidës i ndëshkuar me kartonin e verdhë.

35′ Pas golit të pësuar, austriakët janë hedhur në sulm, të kërkim të rrugës së rrjetës, por mbrohen mirë futbollistët e Maqedonisë së Veriut.

28′ GOOOOOL MAQEDONA E VERIUT 1-1/ Gafë e austriakëve, përfiton aty 37-vjeçari Pandev, që nuk fal duke tundur rrjetën. 

22′ Pranë golit të dytë austriakët, pas harkimi të rrezikshëm të Sabitzer, por vendimtare ndërhyrja e portierit Dimitrevski.

18′ GOOOOL AUSTRIA 1-0/ Zhbllokohet sfida, austriakët në avantazh. Pas një asisti të Sabitzer, futbollisti Lainer, përfiton nga përgjumja e mbrojtjes maqedonase, duke gjetur golin e avantazhit. 

10′ Enis Bardhi provon të jap një asist për Pandev brenda zonës, por i vëmendshëm aty portieri austriak, i cili del dhe kontrollon gjithçka.

5′ Përballja nis e luftuar, me të dyja skuadrat që kërkojnë të ndërtojnë aksione të rrezikshme në portat respektive.

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE DHE STATISTIKAT: 

 PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *