VIDEO / Pioli nuk mban dot nervat, braktis intervistën pasi sheh golin e anuluar: Boll më! Shihni reagimin e Handanoviç…









Kupa e Italisë ishte një objektiv që Milani ndiqte në këtë sezon dhe kjo shihet qartësisht në reagimin e Stefano Piolit pas ndeshjes së humbur me shifrat 3-0 ndaj Interit që çoi zikaltrit në finale. Trajneri i kuqezinjve nuk ka mbajtur dot nervat, teksa duke riparë pamjet filmike të golit të anuluar, ka braktisur prononcimin e tij për “Mediaset” duke hequr kufjet e duke u larguar.

dfsdfsdsdf

“Deshëm të fitonim por nuk ia dolëm. Gjetëm përballë një kundërshtar të fortë. Rezultati është i thellë por nuk mendoj se kishte kaq diferencë, ata shënuan në momentin e duhur. Vazhduam të luanim, mendoj se goli i 2-1 do të na jepte mundësi pasi po luanim lojën. Më pas u bë gjithçka shumë e vështirë.

Sigurisht që mund të bëjmë më shumë. Kur pëson 3 gola do të thotë të tjerët kanë luajtur me më shumë cilësi. Nuk ishte mbrëmja jonë dhe është mëkat pasi deshëm të shkonim me çdo kusht në finale. Është një mundësi e madhe për skuadrën time që të tregonte se mund të luajë gjithçka deri në fund.

Goli i anuluar? Shihni reagimin e Handanoviç, nëse proteston. Atëherë boll më! Imagjinoni nëse do t’i kishin bllokuar pamjen se si do të kishte vrapuar të protestonte. Ec tani, faleminderit, natën e mirë”, tha ai duke hequr kufjet e duke u larguar nga intervista e tij.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.