VIDEO/ Plas grushti në Gjermani, ultrasit e Shtutgartit përzënë reperin shqiptar nga stadiumi








Mbrëmjen e ndjeshme në ndeshjen Shtutgart-Koln ka ndodhur një episod ku protagonist është bërë reperi shqiptar Dardan.

reper

Dardan Mushkolaj i njohur me emrin e artit “Dardan” është një reper mjaft i suksesshëm në Gjermani, por mesa duket jo të gjithë e njohin. 24-vjeçari ka qenë prezent në tribunën e ultrasve të Shtutgartit dhe pikërisht këtu ka nisur gjithçka.

Teksa reperi ka nisur të filmojë, ultrasit janë acaruar pasi nuk duan të dalin me fytyre para kamerave. Një grup tifozësh i kanë kërkuar disa herë reperit të mos filmojë, por ky i fundit ka vazhduar.

Më pas ka nisur një konflikt ku Dardan së bashku me shokët e tij është përzënë nga tribuna e ultrasve. Videoja është bërë virale dhe vetëm ditën e sotme është bërë i mundur indetifikimi i reperit të njohur shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *