VIDEO/ Plas sherri në Rusi, Bernard Berisha tërbon kundërshtarët me verprimin e tij










Një situatë e paprecedentë është regjistruar në kampionatin elitar të futbollit në Rusi, teksa protagonist u bë, shqiptari i Kosovës, Bernard Berisha. Bëhet fjalë për sfidën mes Akhmat Gorznit dhe Arsenal Tulës, që përfundoi me shifrat 2-1.

Berisha sherri

Në minutën e 31-të, ish-futbollisti i Skënderbeut dhe Besës së Kavajës, i cili mban shiritin e kapitenit te Akhmat Grozni, u bë protagonist, me një gjest aspak të hijshëm.

Teksa futbollisti kundërshtar, tentoi ta nxirrte topin jashtë, për t’i ardhur në ndihmë një futbollisti të dëmtuar, Berisha vrapi për ta rrëmbyer, duke asistuar për Konate, që gjeti rrugën e rrjetës. Ky veprim i Berishës, shkaktoi pakënaqësi te kundërshtarët, duke sjellë përplasje masive. Katër pjestarë të të dyja skuadrave u ndëshkuan me kartonë të verdhë, teksa ndeshja rifilloi sërish.

Në minutën e 38-të, miqtë barazuan me anë të Stepanov, ndërkohë që në 90+5, vendasit realizuan golin e fitores.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *