VIDEO/ “Po kjo është penalli o gjyqtar ‘Mickey Mouse’”, komentatori i njohur kosovar shpërthen gjatë ndeshjes së Ligës së Konferencës








Komentatori i njohur Radio Televizionit Publik të Kosovës, Andin Lokaj nuk është përmbajtur teksa ishte duke komentuar ndeshjen mes Llapit dhe Shkupi, e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Konferencës që përfundoi në barazim 1-1.

lokaj

Lokaj gjatë komentit të një aksioni të sulmuesit Alban Shillova, i cili u pengua në zonë nga mbrojtësi i Shkupit, shpërtheu ndaj gjyqtarit austriak, Valter Altman, i cili nuk akordoi penallti në favor të skuadrës nga Podujeva.

“Po kjo është penallti o gjyqtar! O gjyqtar “Micky Mouse”, po ç’është ky gjyqtar more! Po ku e kanë gjetur këtë gjyqtar bre?!”, dëgjohet të thotë komentatori nga Kosova.

Andi Lokaj njihet për deklaratat e tij kontraverze në televizionin publik, pasi edhe vitin e kaluar bëri  një deklaratë përçarëse që bërë jo pak bujë, teksa deklaroi se nuk e do Kombëtaren e Shqipërisë dhe se e do vetëm atë të të Kosovës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *