VIDEO/ Policia kontrolle në det nga Ksamili në Velipojë, bllokon 16 mjete lundruese jet ski, skafe e gomone

video policia kontrolle ne det nga ksamili ne velipoje bllokon 16 mjete lundruese jet ski skafe e gomone
video policia kontrolle ne det nga ksamili ne velipoje bllokon 16 mjete lundruese jet ski skafe e gomone

16 mjete lundruese ka bllokuar Policia kufitare nga Ksamili në Velipojë. 12 jet ski, 2 skafe dhe 2 gomone.

Përmes një komunikate zyrtare policia bën me dije se 7 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 7 nga Durrësi në Shëngjin dhe 2 janë bllokuar në Velipojë.

Ndërkohë që përves bllokimit të mjeteve lundruese, efektivët e policisë kanë ndëshkuar me masa administrative edhe drejtuesit me nga 10 000 deri 20 000 lekë, kryesisht për mungesë dokumentacioni.

Njoftimi i policisë:

Departamenti i Policisë Kufitare/Angazhim maksimal i shërbimeve të Policisë Kufitare dhe i atyre të Njësisë Policore Detare, për sigurinë e pushuesve.

Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 16 mjete lundruese.

Mjetet e bllokuara: 12 jet ski, 2 skafë dhe 2 gomone.

7 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 7 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.

6 prej mjeteve lundruese të bllokuara, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve.  Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili, me masë administrative 100 000 lekë.

Drejtuesit e 10 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili, me masa administrative 10 000 – 20 000 lekë, për mungesë dokumentacioni.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts