VIDEO/ “Predhë” me të djathtën dhe supergol, ish-lojtari i Tiranës tund rrjetën në Rumani. Feston me shqiponjë

Mesfushori shqiptar, Enriko Papa vazhdon të shkëlqejë në Rumani, aty ku aktivizohet me skuadrën e Botoshanit, në Ligën e Parë.

pjimage (85)

Lojtari i cili në të kaluarën ka luajtur edhe në Shqipëri, me Tiranën, Lushnjën, Teutën, Bylisin dhe Tomorin, ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme. Papa, ka shënuar golin e avantazhit për Botoshanin në minutën e 43’, në përballjen me skuadrën e Astra, me ndeshjen që u mbyll në barazim, pasi vendasit gjetën golin në pjesën e dytë.

28-vjeçari shqiptar, pasi merr një top në zonë, lëshon një predhë me këmbën e djathtë, me topin që godet fillimisht tranversën dhe më pas përfundon në rrjetë. Pas kësaj, nuk ka munguar edhe festa me shqiponjë nga Papa, i cili këtë sezon ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë.

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *