VIDEO/ Predhë nga distanca, gjuajtja e Sadikut bën xhiron në internet. Sulmuesi “trondit” portën e… Realit

SHPËRNDAJE

Armando Sadiku i ka shkuar shumë afër golit me Bolivarin, në ndeshjen e parë të kampionatit në Bolivi, por ka hasur një pritje spektakolare të portierit kundërshtar.

SADIKU

Bolivari ka mposhtur minimalisht Real Potosin, falë një goli të Leandro Ramos në minutën e 40’. Sadiku provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone në minutën e 70’, me të gjithë që mendonin se topi do të ndalej në rrjetë. Megjithatë ishte portieri Rubio Lopez, i cili i mohon golin shqiptarit, duke e dërguar topin në goditje këndi.

Kjo është ndeshja e parë e Sadikut në kampionat me Bolivarin, me të cilët u bashkua në merkaton e janarit.

Menjëherë gjuajtja e Sadikut është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku të gjithë tifozët kanë mbetur të befasuar si nuk shkoi në rrjetë topi.

Predha e Sadikut on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *