VIDEO/ Presidenti Meta në Palermo me kryebashkiakun Orlando, tregon mbresat pas takimeve me emigrantë shqiptarë








Presidenti Ilir Meta ndodhet në Palermo ku ka vizituar lagjen historike të qytetit në shoqërinë e kryebashkiakut Leoluca Orlando.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit tha se është ndier i lumtur “të dëgjoja nga Kryebashkiaku Orlando vlerësimet më të mira për shqiptarët dhe Komunitetin Arbëresh që jeton këtu, shembull i marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy popujve tanë”.

POSTIMI I PLOTE

I shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Palermos, z.Leoluca Orlando vizitova dje pasdite lagjen historike të këtij qyteti të mrekullueshëm.

Nuk kishte kënaqësi më të madhe se sa të përshëndetesha me shqiptarë, të mirëintegruar në shoqërinë italiane, nga Gjirokastra dhe Tirana, krenarë për origjinën e tyre.

I lumtur të dëgjoja nga Kryebashkiaku Orlando vlerësimet më të mira për shqiptarët dhe Komunitetin Arbëresh që jeton këtu, shembull i marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy popujve tanë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.