Video/ Presidenti Putin viziton ushtarët rusë të plagosur në Ukrainë : Ata janë të gjithë heronj

Presidenti rus Vladimir Putin është takuar me ushtarët e plagosur në luftën në Ukrainë, në atë që është konsideruar si e para ngjarje e këtij lloji që nga nisja e agresionit.

I veshur me një veshje të bardhë mjekësore, Putin bisedoi me ushtarët në spitalin ushtarak Mandryka të Moskës, ku i ka përshëndetur ata si heronj.

Ushtarët e plagosur me pizhame të zbukuruara me logon e ushtrisë ruse qëndronin të ngurtë pranë shtretërve për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth familjes së tyre.

Putin shtrëngoi duart me ushtarët dhe pyeti njërin prej tyre për djalin e tij të vogël.

“Ai do të jetë krenar për babanë e tij”, është shprehur presidenti rus.

Ndërkohë BBC raporton se pas zhvillimit të takimit, lideri rus i tha zyrtarëve të lartë të tij se ata janë të gjithë heronj.

“Këta janë njerëz që po rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për hir të njerëzve dhe fëmijëve të Donbasit, për hir të Rusisë. Ata janë të gjithë heronj”, deklaroi ai.

Rusia tha më 25 mars se 1,351 ushtarë ishin vrarë dhe 3,825 janë plagosur në Ukrainë. Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë shifër të re që atëherë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.