VIDEO/ Prestige kurorëzohet fitues i FSHF Cup, Hysenbelliu fantastik me asistin që solli golin e fitores








FSHF Cup, kompeticioni i futbollit me 9 lojtarë, zhvilloi sot finalen për edicionin 2021-2022. Prestige u kurorëzua si skuadra fituese, duke mposhtur Dusselin me rezultatin 1-0 në supersfidën e zhvilluar në “Skënder Halili” në kryeqytet. Goli i Limanit në minutën e 57-të pas asistit fantastik të dhuruar nga Hysenbelliu, i dhuroi trofeun skuadrës së Prestige!

bandicam 2022-02-21 21-17-26-649

Prestige, një herë kampione në Sunday League, tri herë kampione në kampionatin e minifutbollit, si dhe pjesë marrëse në disa aktivitete ndërkombëtare futbolli, i shtoi palmaresit një tjetër trofe.

Rrugëtimi i Prestige në FSHF Cup nisi që me sfidën e raundit 1/8-at përballë Novës, që konsiderohej edhe si finale e parakohshme. Prestige e kaloi me sukses këtë pengesë, teksa triumfoi me rezultatin 1-0, ku autor i golit të vetëm të takimit ishte Biba.

Në çerekfinale shorti e vendosi Prestige përballë Jata Market. Koha e rregullt u mbyll 1-1 me Lleshin që barazoi për Prestige, ndërsa në shtesë Muça realizoi përmbysjen 2-1. Në gjysmëfinale e kishte radhën Primo, të cilën Prestige e likuidoi me rezultatin e pastër 2-0, falë një magjie të Hysenbelliut dhe një goli të Kurpalit.

Kujtojmë që një vit më parë Prestige eliminohej vetëm nga ruleta e penalltive në këtë kompeticion. Ndërkohë, për sa i përket ekipit Dussel, për të mbërritur deri në finale, kjo skuadër e ka nisur rrugëtimin që në raundin 1/8-at, aty ku në sfidën debutuese ka mposhtur Antigonean me rezultatin 1-0.

Më tej, në 1/8-at shkatërroi në shifrat 5-0 ekipin Elso. Në çerekfinale kaloi me rezultatin 2-1 Vilën L, ndërsa në gjysmëfinale mundi 2-1 ekipin ATS. Tashmë FSHF Cup, i formatit Sunday League, i mungon vetëm akti i fundit, aty ku dhe do të shpallet ekipi kampion i një lëvizjeje futbollistike që po bëhet gjithnjë e më popullore në vendin tonë.

FT: PRESTIGE – DUSSEL 1-0

Limani 57′ 

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet finalja!

57′ GOOOOL PRESTIGE 1-0/ Zhbllokohet finalja! Limani kalon në avantazh skuadrën e Nezirit, pas një asist fantastik të Hysenbelliut, Limani godet saktë me kokë! 

54′ Shima harkon bukur nga e djathta për Limanin, që zhytet me kokë, por një prej mbrojtësve të Dussel i ndërhyn duke e dëmtuar. Loja ndërpritet për disa minuta. Mesfushori rikthehet sërish në fushë.

52′ Endri Bakiu provon me një të djathtë potente, por i vëmendshëm portieri Cara që grushton topin në këndore.

47′ Bakiu është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë!

46′ Sërish pranë golit Prestige me Shimën, gjuajtja e kapitenit nga distanca, grushtohet nga portieri.

45′ Olsi Sokoli, ish-gjyqtari i Superiores, provon të rrezikojë portën e Prestige me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

41′ Zëvendësim te Prestige, largohet Kurpaci, vendin e tij e merr Limani.

39′ Drithërima në portën e Dussel, Allmeta, gjuan fortë nga distanca, topi devijohet nga portieri Shkëmbi, nuk përfiton aty Vasha, i cili qe shumë pranë vijës fatale.

37′ Hysenbelliu provon të surprizojë portierin me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, por i vëmendshëm portieri Shkëmbi që kontrollon gjithçka.

31′ Starton pjesa e dytë!

30′ Mbyllet pjesa e parë e finales, me një dominim të lehtë të Prestige! 

25′ Prestige nuk pajtohet me rezultatin, teksa insiton nga krahu i djathtë për të depërtuar drejt portës së Dussel që mbrohet me forca të shumta.

19′ Biba lëshon një predhë nga distanca, duke vënë në provë portierin Shkëmbi, i cili devijon në vështirësi topin. Pranë golit skuadra e Prestige.

17′ Goditje dënimi për Dussel, provon Mehaj, por tentativa e tij ndalet në murin mbrojtës.

14′ Tjetër kërcënim në portën e Dussel, kësaj here ishte Krupali që provoi me një gjuajtje të befasishme, topi kaloi ngjitur me shtyllën.

10′ Dominim i Prestige në këto minuta, skuadra e trajnerit Ergys Neziri ka mbyllur në gjysmëfushën e saj Dussel-in.

6′ Sinjalin e parë të rrezikshëm e jep Prestige me Allmetën, që pas një skeme nga goditja e dënimit, provon me një predhë, por tentativa e tij shkon mbi traun e portës.

5′ Dueli ka nisur i qetë me skuadrën e Prestige që shfaqet më kërkues, duke avancuar përpara me pasime të shumta.

1′ Starton finalja e madhe në kompleksin “Skënder Halili”. Nuk mungoi himni kombëtar dhe fizekjarret!

NDIQNI LIVE FINALEN:

FORMACIONET ZYRTARE: 

fORMACIONI

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *