VIDEO/Projektligji për taksën e pronës, qytetarët përballen me rritje, përjashtohen hotelet me 5 yje dhe…

Qeveria po përgatit taksën e pronës, që do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve. Ndërkohë që qytetaret priten të përballen me rritje të taksës së pronës, në projektligjin e ri për taksën e pasurive të paluajtshme, qeveria ka përjashtuar nga taksimi pronarët e hoteleve dhe resorteve të luksi me 4 dhe 5 yje që kanë status special.

Taksa e pronës nuk do të aplikohet mbi shtëpitë e personave që trajtohen me ndihmë ekonomike, pensionistëve që jetojnë vetëm, pronat fetare, por në të njëjtën kategori qeveria ka future edhe hotelet e luksit me 4 dhe 5 yje.

Në projektligj nënvizohet se përjashtohen nga taksa e pasurisë Strukturat akomoduese, “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, me status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit, që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”.

Në ligjin për investitorët strategjikë, klientëve të privilegjuar u ndërtohen nga shteti sistemi i furnizimit me ujë, sistemi elektrik, rrugët etj.

Po ashtu, disa vite më parë, qeveria u fali dhjetëra miliona euro te gjitha bizneseve te mëdha në vend, kur vendosi uljen e tatimit mbi dividentin nga 15% që ishte, në vetëm 8%.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts