VIDEO/ Protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm, shoferët e kamionëve krijojnë kaos në urën mes SHBA-së dhe Kanadasë, radhë të gjata dhe pritje disa orëshe

video proteste kunder vaksinimit te detyrueshem shoferet e kamioneve krijojne kaos ne uren mes shba se dhe kanadase radhe te gjata dhe pritje disa oreshe
video proteste kunder vaksinimit te detyrueshem shoferet e kamioneve krijojne kaos ne uren mes shba se dhe kanadase radhe te gjata dhe pritje disa oreshe

Shoferët e kamionëve në Kanada që po kundërshtojnë vaksinimin e obligueshëm kundër COVID-19, kanë bllokuar urën Ambasador që lidh Detroitin e SHBA-ve më Winsdorin kanadez.

Demonstruesit kërkojnë shfuqizimin e ligjit për vaksinim të obligueshëm kundër COVID-19, duke bllokuar urën Ambasador që lidh një qytet amerikan me një tjetër kanadez, shkruan tg.

“Shoferët që lëvizin në drejtim të pikës kufitare pranë urës Ambasador në drejtim të perëndimit, këshillohen për rrugë alternative deri në kufi – kjo për shkak të aktiviteteve të demonstruesve në Winsdor”, thuhet në kumtesën e policisë.

Ura është bllokuar mbrëmë, e siç raporton CBS News, demonstruesit kanë porositur se nuk do të largohen nga ura, por se një korsi do ta lënë të lirë për të qarkulluar veturat civile.

E për shkak të numrit të madh të kamionëve në urë, janë krijuar kolona të gjata, ku shoferët kanë ngecur në mes dhe po presin me orë të tëra për të kaluar nga njëri shtet në tjetrin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts