VIDEO/ Pse rrugët turistike nuk duhet të jenë të gjera? Rama inspekton punimet në një aks në Tepelenë: Ajo që ka rëndësi është…








Kryeministri Edi Rama ishte sot në Tepelenë ku inspektoi punimet e rrugës Dukaj-Sinanaj, që lidh Tepelenën me Vlorën. Ky aks ka përfunduar 75% të punimeve, ndërsa në shtator do të jetë gati.

Kreu i qeverisë shpjegoi edhe arsyen se përse rrugët turistike nuk duhet të jenë të gjera, ashtu sic edhe e kërkojnë shumica e shqiptarëve.

Sipas tij, rrugët turistike janë standarde në të gjithë Europën dhe nuk duhet të jenë të gjera.

“Ata që na ndjekin bien pre e idesë që rrugët turistike janë të ngushta, duhet të jenë më të gjera. Në fakt rrugët turistike nuk duhet të jenë më të gjera, por kanë parametra të njëjta në të gjithë Evropën, pasi nuk kanë prezencë trafiku intensive dhe mundësojnë atë lëvizje që është e nevojshme. Ajo që ka rëndësi eshtre që të gjitha këto akse që po lidhen e kthejnë Tepelenën nga një xhep false në një pikë turistike, qoftë ata që vijnë nga juglindja, përmes Gjirokastrës, qyqoftë ata që vijnë nga perëndimi përmes Tiranës, apo ata që vijnë nga jugu përmes Sarandës”, u shpreh Rama.

Më pas Rama tha se me ndërtimin e kësaj rruge të re, do të ketë edhe zhvillim për zonën.

“Kjo zonë nga një zonë prodhuese e ushqimeve të shijshme të malësisë së jugut, që vetëm braktisej është kthyer tani në një pikë furnizimi për turizmin e bregdetit poshtë. Që nga Vlora deri në Himarë dhe Borsh”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *