VIDEO/ PSG-ja fiton në frymën e fundit, një argjentinas eklipson Mesin





PSG-ja ka marrë një fitore në frymën e fundit në sfidën ndaj Lionit, ku protagonisti kryesorë u bë Mauro Ikardi i ardhur nga stoli. 

bandicam 2021-09-19 22-41-35-680

Ishte një ndeshje dramatike dhe me shumë ritëm nisur dhe nga rivaliteti i të dyja skuadrave. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të ish-milanistit Paketa, i cili realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 54-ët. 12 minuta më vonë, Nejmar vendosi baraspeshën duke shënuar nga pika e 11-metërshit.

Për golin e fitores, duhet të hynte Mauro Ikardi në fushë, i cili në minutën e fundit të ndeshjes, u shkëput bukur nga mbrojtësit duke finalizuar saktë një krosim të Mbape.

Sa i përket Mesit, argjentinasi bëri një ndeshje pozitive duke iu afruar dy herë golit, madje në pjesën e parë goditi dhe traversën. Megjithatë tre pikë të arta për PSG-në që mposht një rival direkt për kampionat.

FT/ PSG-LION 2-1

Nejmar (penallti) 66′, Ikardi 90+2′ / Paketa 54′

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *