VIDEO/ Publikohen pamjet e rënda, shikoni momentin kur ish-futbollisti turk vret një person dhe plagos katër të tjerë





Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, teksa një ish-futbollist ka kryer një vrasje në gjakftohtësi të plotë si dhe ka plagosur 4 persona. Bëhet fjalë për ish-futbollistin turk, Sezer Ozturk, i cili ka provuar të veshë fanellën e Bajer Leverkusen dhe Nyrenberg para se të kthehej në vendlindjen e tij për të luajtur me skuadra si Fenerbahçe e Beshiktash.

6152b9c286b2453d44136f62

Ozturk ka qëlluar disa herë dhe ka vrarë një 24-vjeçar. Mediat vendees sqarojnë se gjithçka ndodhi për përparësinë në rrugë. Sipas dëshmitarëve okularë, gjithçka ndodhi në pak minuta. Ish-lojtari dhe viktima u grindën disa minuta me fjalë dhe më pas filluan të shtënat.

20210927sezer-ozturk-besiktas-fenerbahce

Halim Ibrahim, baba i dy fëmijëve, është viktima që ndërroi nga plumbat , ndërsa babai, vëllai dhe dy shokë të tij u shtruan në spital. Autori është arratisur dhe është në kërkim nga policia, ndërsa shoku i tij dyshohet se është vetdorëzuar në polici. Ndërkohë në rrjet janë duke qarkulluar pamje nga ngjarja e rëndë:

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *