VIDEO/ Puseta e ujërave të zeza “përpin” fëmijën 18 muajsh, nëna e shpëton mrekullisht

video puseta e ujerave te zeza perpin femijen 18 muajsh nena e shpeton mrekullisht
video puseta e ujerave te zeza perpin femijen 18 muajsh nena e shpeton mrekullisht

Një moment i tmerrshëm, ku një foshnje 18-muajshe është rrëzuar brenda një pusete të ujërave të zeza, rreth 20 metra të thellë, është publikuar nga mediat britanike.

Ngjarja ka ndodhur në Tenterden të Kentit, teksa fëmija i shoqëruar nga nëna e tij Amy Blyth, shihet të zhytet në ujrat e zeza.

Nëna 23-vjeçare ishte duke shëtitur me djalin e saj, Theo Prior, kur ai u zhduk së bashku me kapakun e pusetës. Ajo shihet e tmerruar dhe është shprehur se “nuk do të rikuperohet kurrë mendërisht” nga episodi i rëndë që i ndodhi vogëlushit të saj.

Blyth tha për mediat: Mendimi im i parë ishte ‘O Zot, ai ka vdekur’. Unë mënjanova kapakun e pusetës dhe e pashë atë atje poshtë, duke bërtitur emrin tim, ndërsa ujërat e zeza i kishte deri në gjunjë. Mu desh të bëja një lloj harku trupin tim për ta kapur dhe për ta tërhequr lart.

Ndërkohë, pamjet e kapura nga një shtëpi fqinje, tregojnë momentin kur nëna reagoi me shpejtësi për të shpëtuar fëmijën dhe e nxori atë nga puseta.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts