VIDEO / “Pyete a e ka nuhatur ndonjëherë Ronaldon”, skena komike në prezantimin e Andre Silva








Andre Silva është prezantuar sot zyrtarisht si një futbollist i Lajpcig me të cilin synon që të vazhdojë formën e mirë që ka shfaqur me Eintraht Frankfurt. Por video e prezantimit të tij para gazetarëve ka pushtuar rrjetet sociale për shkak të një pyetje që i iu bë sulmuesit portugez.

sdfsdfsdfsfsfdsffs

Një nga gazetarët e pranishëm pyeti nëse dëshironte të bëhej si Ronaldo, të kishte fizikun e tij dhe nëse ishte e vërtetë që ai mbante një aromë të mirë. Një pyetje e pazakontë që edhe përkthyesi kishte vështirësi ta përkthente dhe nuk e mbajti dot të qeshurën.

Andre Silva, pasi dëgjoi pyetjen, u kundërpërgjigj duke qeshur. “Pyete pak nëse e ka nuhatur ndonjëherë Ronaldon”, iu kthye ai përkthyesit, duke shkaktuar të qeshura në sallë, Më pas ai vijoi duke thurur elozhe për kapitenin e përfaqësueses, duke e mbyllur në fund me një tjetër batutë. “Ndoshta do ta pyes se çfarë parfumi përdor që të më vijë erë e mirë si ai”, ishin fjalët e Andre Silvas në këtë moment të pazakontë që ka pushtuar rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *