Video që nuk duhet humbur, çifti ukrainas martohen në mes të frontit të luftës, për t’i uruar shfaqet ish-boksieri i njohur

Në front të luftës! Kështu ka zgjedhur të martohen një çift ushtarësh ukrainas, që këto ditë të vështira për vendin e tyre, kanë zgjedhur të përballen drejtpërdrejt me armikun rus.

Ata i kanë thënë po-në njëri tjetrin nën objektivin e dhjetëra kamerave, ushtarësh të pranishëm dhe kryebashkiakut të Kievit, VItali Klitschko. Ai shihet në videon e publikuar teksa uron çiftin e ri, e më pas brohorima e thirrje gëzimi dëgjohen nga ushtarët e tjerë të pranishëm.

Vlen të përmendet, se gjatë luftës janë bashkuar me ushtrinë mijëra qytetarë.

Ata kanë vendosur të mbrojnë atdheun e tyre dhe janë zotuar se janë të gatshëm të japin edhe jetën e tyre për të rikthyer lirinë në qytetet e vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.