VIDEO/ “Qeveria po tallet me çmimin e naftës”- Qytetarët të vendosur: Nesër do protestohet para SPAK






Qytetarët janë mbledhur sot në protestë para kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Një qytetare u shpreh se qeveria po tallet me çmimin e naftës, ndërsa u shpreh e vendosur se protestat do të vazhdojnë dhe pjesëmarrja do të jetë edhe më e madhe.

“Rritja e çmimeve vazhdon të jetë problematike, ajo që po behet me çmimin e naftës është tallje. Kjo është një rikthim dhe ne vazhdojmë aty ku e kemi lënë. Bulevardi do të mbushet plot”, tha qytetarja.

Ndërsa një tjetër qytetarë paralajmëroi se nesër do të ketë protesta para SPAK

“Nesër behët një protestë para SPAK, sepse SPAK-u i ka dosjet e kopsitura. Nuk po merret me ato që duhet të merret. Ne kemi mentalitetin e të fortit. Ky mentalitet duhet të ndryshojë. Shqipërisë po i merret truri. Do të shikoni që nafta do shkojë 3 mijë lekë dhe asgjë s’do bëni dot, dilni në protesta sa të doni”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.