VIDEO/ Rama apel qytetarëve për dozën e tretë të vaksinës anti Covid: Ja kategoria e personave që duhet ta marrë








Kryeministri Edi Rama u ka bërë apel qytetarëve që të marrin dozën e tretë të vaksinës anti Covid. Me anë të një video në Facebook, kryeministri jep informacione për kategoritë që duhet të aplikojnë dozën e tretë.

 

“Mirëmëngjes dhe me këtë informacion të dobishëm për kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën 3 AntiCovid, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Sipas videos shpjeguese të kreut të qeverisë me dozën e tretë duhet të vaksinohen të gjithë qytetarët mbi 60 vjeç me sëmundje kronike.

Po ashtu dozën e tretë të vaksinës anti Covid duhet ta marrë personeli shëndetësor, personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë dhe ata mbi 18 vjec me sëmundje të caktuara.

Doza e trete e vaksinës duhet të merret jo më herët pas kryerjes së dozës së dytë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *