VIDEO/ Rama pritet me protesta nga të rinjtë e FRPD-së dhe i ironizon: S’kemi vaksina për tërbimin. Momentet kur largon gazetaren

Kryeministri Edi Rama u prit me protesta nga disa të rinj të FRPD-së këtë të shtunë në qendrën ku do të nisë vaksinimi i mësuesve.

Një ditë pas përplasjes në zyrat e FRD-së, të rinjtë janë grumbulluar në shkollën ‘4 Dëshmorët’, dhe kanë brohoritur ‘Rama ik’, ndërkohë që kryeministri zbriti nga makina dhe dha një prononcim për mediat.

Rama duke iu referuar grumbullimit të të rinjve, ironizoi kur tha se ndihej keq që nuk ka vaksninim për tërbimin.

“Vaksinim për tërbimin për fatin e keq nuk e kemi, dhe do të duhet të jetojmë me shfaqje të tërbimit të kësaj natyre, e rëndësishme është që të luftojmë armikun e padukshëm”, komentoi shkurtimisht Rama.

Ndërkohë gjatë prononcimit për mediat, Rama vuri re një gazetare që qëndronte pranë tij dhe ishte pa maskë.

Ndërsa ministrja Manastirliu fliste, Rama e pyet gazetaren përse nuk mbante maskë, e pasi ajo iu përgjigj se e kishte harruar në makinë, kryeministri e largoi dhe i sugjeroi ta merrte maskën.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *