VIDEO/ Rëndohet situata nga zjarret në Kosovë, flakët shkrumbojnë qindra hektarë tokë në Komunën e Suharekës

Prej disa ditësh edhe Kosova është përfshirë nga zjarret që kanë shpërthyer në disa komuna. Gjendja më e rëndë paraqitet në Suharekë ku situata është rënduar orët e fundit.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka publikuar pamje derisa zjarrfikësit shuajnë zjarrin në fshatin Reqan.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë ndodhur shpërthime zjarri edhe në fshatrat e Prizrenit dhe Shtimes.

Sipas policisë, në fshatin Godanc i Epërm të Shtimes, është raportuar se në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në pyll mbi fshat.

Kurse, në fshatin Studenan të Suharekës, raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri 200 hektar fushë dhe një pjesë e malit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *