VIDEO/ “Ringjallet” Liverpuli, skuadra e Klopit triumfon në transfertë dhe i afrohet zonës Champions

SHPËRNDAJE

Liverpuli u rikthye te fitorja në kampionat duke mposhtur Uolvesin me rezultatin 0-1 në transfertë. Ishte Jota, njeriu që i dhuroi 3 pikët skuadrës së Jyrgen Klop. Në fundin e pjesës së parë, pas një aksioni model, futbollisti 24-vjeçar, konkretizoi në mënyrë perfekte, duke ndëshkuar ish-skuadrën e tij.

kLOP

Në pjesën e dytë, Liverpuli menaxhoi këtë avantazh, duke i dhënë fund rezultateve negative. Me këtë fitore, kampionët në fuqi të Premier Ligës, u ngjitën në kuotën e 46 pikëve, duke mbajtur përkohësisht vendin e 6-të.

jOTA

Vlen të theksohet se në minutat e fundit, pati një moment paniku, ku portieri Rui Patrisio humbi ndjenjat pas përplasjes me shokun e skuadrës Kodi. Portugezi u detyrua të linte fushën me barelë.

PANORAMASPORT.AL





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *