VIDEO/ Ronaldo gati për ring, shikoni ballafaqimin epik me kampionin e UFC-së








Kristiano Ronaldo njihet për popullaritetin dhe miqësinë që ka sportistët që vijnë nga disiplinat e tjera. Një miqësi e tillë është dhe ajo me kampionin e UFC-së, Khabib Nurmagomedov. Luftëtari nga Dagestani po shijon jetën pas tërheqjes nga sporti i dhunshëm, si pasojë e ndarjes nga jeta të babait të tij vitin e shkuar.

ronaldo kabib

Khabibi ishte i pranishëm në shkallët e “Old Traford”, në sfidën Mançester Junajtid-Everton që përfundoi në barazim 1-1. Por një video ku shikohet Ronaldo dhe kampioni i UFC-së po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Ylli portugez dhe Khabib sillen sikur janë në prag të një ndeshje duke u ballafaquar kokë më kokë, por gjithçka përfundon në të qeshura. Pamjet janë bërë virale duke treguar dhe një herë përulësinë e Ronaldos ndaj sportistëve të tjerë të cilët jo pak e shohin si shembullin e jetës së tyre.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *