VIDEO / Roshi jep asistin e parë në Turqi, Bregu zgjat 30 minuta si titullar








Boluspor i futbollistëve shqiptarë vazhdon të notojë në mesin e renditjes të kategorisë së dytë turke, edhe pse sot mori një rezultat të mirë në transfertë përballë Manisa. Ai barazoi 2-2 dhe protagonist ishte Odise Roshi, i cili dha një asist.

roshi

Boluspor e nisi ndeshjen në tatëpjetë sepse mbrojtësi Ozer doli me karton të kuq në minutën e 24-t dhe trajneri sakrifikoi Bregun për të aktivizuar një lojtar tjetër të prapavijës, duke nxjerrë nga fusha vlonjatin pas 30 minutash. Vendasit humbën një penallti në të 30-ën, por arritën të shënonin në fundin e pjesës së parë me sulmuesin Eken.

Në pjesën e dytë Boluspor barazoi rezultatin. Pas një krosimi në zonë, Roshi bëri spondën tek Bajram, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte.

Miqtë shënuan përsëri në minutën e 60-ë me Kasongo. Vetëm pak minuta zgjati entuziazmi i miqve sepse ishte përsëri Eken me golin e dytë personal, që çoi shifrat në 2-2.

Me këtë rezultat Boluspor mbetet në vendin e nëntë me 12 pikë. Për Roshin ishte asisti i parë në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *